INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Viti i Skënderbeut”, Meta: Le të jetë një vit i reflektimit në rrugëtimin drejt BE

“Viti i Skënderbeut”, Meta: Le të jetë një vit i reflektimit në rrugëtimin drejt BE

Publikuar më: 21:55 17-01-2018

Mbrëmjen e sotme, e cila përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeut, është mbajtur një aktivitet në Qendrën Kulturore Ortodokse. Në këtë aktivitet ishte i ftuar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Në fjalën e tij Presidenti tha se “festat e çdo gjë e jona ka në ballë figurën e tij”.Ai iu drejtua partive politike, që të përpiqen më shumë për bashkëpunimin dhe konsensusin mes tyre.
Presidenti Meta u shpreh se konsensusi është mëse i domosdoshëm këtë vit, pasi rruga drejt hapjes së negociatave me BE-në është më afër se kurrë këtë “Vit të Skënderbeut”.

“Le të jetë një vit i reflektimit në rrugëtimin drejt BE. Skënderbeu do të jetë ylli polar i vendit tonë në çdo kohë dhe çdo herë. Duhet të përforcojmë rrugën për çeljen e negociatave në qershor, kjo do të jetë e mundur përmes një bashkëpunimi mes të gjitha forcave”-tha Meta.

“Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë. Kjo do jetë e mundur përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike për ta kthyer 2018 në një vend të sigurtë për të ardhmen europiane të vendit,” ka shtuar Kreu i Shtetit Shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875