INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta apo Monika Kryemadhi? Shikoni kë zgjedh deputetja e LSI-së [VIDEO]

Ilir Meta apo Monika Kryemadhi? Shikoni kë zgjedh deputetja e LSI-së [VIDEO]

Publikuar më: 20:52 17-01-2018

E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është shprehur se si Ilir Meta si Monika Kryemadhi janë dy drejtues shumë të mirë, por sipas saj secili prej tyre ka avantazhet e veta.

“Janë dy njerëz të ndryshëm. Zoti Meta ka qenë më i mirë si drejtues për disa aspekte të tjera ndërsa zonja Kryemadhi është më e mirë si drejtuese për disa aspekte të tjera.

Unë mund t’iu them se zonja Kryemadhi është një organizatore e shkëlqyer dhe ketë gjë e ka bërë shumë mirë edhe në kohën që ishte zoti Meta drejtues edhe gjatë kohës kur ishte zoti Vasili drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pra në këtë aspekt zonja Kryemadhi është shumë më e mirë”, është shprehur deputetja e LSI-së.

Për sa i përket politikë bërjes, sipas saj, zoti Meta ka një mënyrë tjetër politikë bërje, është politikë më e fortë. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871