INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viktima e parë nga fruthi në Shqipëri. Foshnja 8 muajshe humbi jetën në QSUT

Viktima e parë nga fruthi në Shqipëri. Foshnja 8 muajshe humbi jetën në QSUT

Publikuar më: 16:37 09-02-2018

Në vendin tonë është shënuar viktima e parë nga fruthi. Bëhet fjalë për foshnje 8 muajshe që humbi jetën pak ditë më parë në pediatrinë e QSUT, pasi u prek nga fruthi. Mjekët kanë konfirmuar se kanë qenë komplikacionet nga fruthi ato që i kanë marrë jetën foshnjes, e cila nuk ishte vaksinuar, pasi ende nuk kishte mbushur moshën për të bërë këtë vaksinë. 

Burimet bëjnë të ditur se foshnja qëndronte prej disa javësh i shtruar në spital për shkak të komplikacioneve të rënda në mushkëri. Sipas vlerësimeve të para të mjekëve, fruthi iu mbivendos problemeve pneumonare dhe foshnja nuk mundi t'i shpëtojë këtyre komplikacioneve. Ky është rasti i parë fatal pas shfaqjes së fruthit në vend, ku ka kapur një numër të madh fëmijësh dhe disa të rritur. Sipas Instituti i Shëndetit Publik, në nivel kombëtar 65 persona janë të prekur nga fruthi; fëmijë dhe të rritur të cilët vijojnë trajtimin. Mjekët kanë bërë thirrje që fëmijët e prekur nga fruthi të mbahen në shtëpi, në mënyrë që sëmundja mos të përhapet tek fëmijët e tjerë.
Fruthi, ёshtё sëmundje ngjitëse virale, e cila përhapet në ajër nëpërmjet kollës dhe teshtimave. Simptomat e para të fruthit janë temperaturë e lartë, dhe paraqitja e njollave të kuqe në lëkurë.

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711