INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Vetëm në Shqipëri prej 2013’, Paloka i rendit Ramës të gjitha herët e pushimeve jashtë vendit

‘Vetëm në Shqipëri prej 2013’, Paloka i rendit Ramës të gjitha herët e pushimeve jashtë vendit

Publikuar më: 13:38 25-08-2019

Kryeministri Edi Rama quajti kazan një media greke që pretendoi se ai është duke pushuar në shtetin fqinj. Në reagim Rama thotë se ai as edhe një herë që prej vitit 2013 nuk bën pushime jashtë vendit. Por nënkryetari i PD, Edi Paloka ka renditur të gjitha herët që Rama ka pushuar jashtë vendit, duke postuar dhe një video në të cilën ai në një intervistë televizive e pranonte një gjë të tillë. 

“Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”, thotë Edvin mashtruesi, që jeton në një vilë të paktën 2 milionë euro, por të deklaruar shumë më pak. Për rifreskim të kujtesës për shqiptarët që nuk kanë pse mbajnë mend çdo mashtrim të Edi Ramës, më poshtë janë disa nga pushimet superluksoze të Ramës, të pranuara prej tij vetë, siç shikohet edhe ne video.

1. Pushimet në Majami në SHBA, të pranuara me gojën e tij.
2. Pushimet në Boston në SHBA.
3. Pushimet në Nju-Xhersi në SHBA.
4. Pushimet në Europë dhe Azi, nga Mynihu në Hong Kong, nga Stambolli në Nju Jork, nga Berlini në Rostok, sa herë hap ekspozita private. 10 ditë qëndroi vetëm në New York për ekspozitën që u hap në një nga galeritë më të shtrenjta në botë.
5.Pushime në Monte Karlo në klubin e miliarderëve të Monakos ( E justifikuar nga Fuga, pasi u denoncua, si ftese private e Princit te Monakos)”, rendit Paloka.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030801296234131