INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i parë i opozitës për rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave

Reagimi i parë i opozitës për rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave

Publikuar më: 13:32 29-05-2019

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ai ka bërë një reagim ironizues, duke thënë se i vemtmi sukses që u përmend ishte reforma në drejtësi. 

“Dëgjova gjithë kuriozitet se kush ishin “sukseset” për vitin 2018 se helbete, ne si opozitë jo vetëm nuk duam t’i shohim “sukseset” po hedhim edhe baltë gjithë kohën. Ishte vetëm një; REFORMA NË DREJTËSI! Duam apo s’duam, të vërtetat jane kokëforta e duhen pranuar”, shkruan ai, duke vijuar se, “Ka qenë vërtetë “sukses i madh” 2018 në drejtësi...Vjet ishim vetëm pa Gjykate Kushtetuese, tani prej pak ditësh, nuk kemi as Gjykatë të Lartë. A mund të ketë sukses më të madh? Ka ndonje vend tjetër në botë që t’ja ketë arritur kaq shpejtë?! Ky ishte “suksesi”, imagjinoni dështimet...Apo nuk ka? Kur jepet kësti i fundit ?!”, shkruan Paloka në Facebook.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043439865112305