INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Opozita jashtë parlamentit, Bardh Spahia: Pse e pranuam koalicionin me LSI VIDEO]

KafeIN/Opozita jashtë parlamentit, Bardh Spahia: Pse e pranuam koalicionin me LSI VIDEO]

Publikuar më: 12:39 29-05-2019


Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se ka qenë PD e para ajo që ka denoncuar krimet me zgjedhjet, shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.
Gjatë intervistës në studio, Spahia tha se ka ndjeshmëri në shoqëri mbi keqqeverisjen aktuale.
Sipas Spahisë, në takimet në gjithë Shqipërinë qytetarët shohin alternativë të vetme vetëm atë të PD.
“Në 2013 ata mund të kenë qenë të zhgënjyer prej nesh, të konsumuar nga qeverisja 8-vjeçare, por sot ka një zhgënjim absolut ndaj qeverisjes socialiste”, tha ish-deputeti demokrat Bardh Spahia.
I pyetur për planet e opozitës, Spahia tha se opozita do bëjë çdo gjë për garantimin e votës së lirë.
“Edi Rama duhet të largohet si kryeministër. Të gjykohen personat përgjegjës për vjedhjen e votave, pa këto dy hapa nuk ka zgjedhje të lira”, tha Spahia.
Në lidhje me aleancën me LSI, Spahia tha se sa kohë është kundër Ramës ajo është aleate e opozitës.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0032801628112793