INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakmerret Edi Paloka, i hedh bojë Ramës në fytyrë! Policia dhe garda e procedojnë [VIDEO]

Hakmerret Edi Paloka, i hedh bojë Ramës në fytyrë! Policia dhe garda e procedojnë [VIDEO]

Publikuar më: 16:53 14-02-2019

Edi Paloka u hakmor ndaj kryeministrit Edi Rama një javë pasi ky i fundit e përqeshi dhe ironzoi. Ai sot i hodhi bojë në fytyrë dhe kjo i kushtoi jo vetëm 10 ditë përjashtim nga Kuvendi por dhe procedim penal dhe hetim nga Policia e Shtetit dhe Garda, pasi dyshohet se boja që hodhi kishte përmbajtje të elementëve kimik. Paloka bëri rezistencë. Kjo sjellje detyroi Ruçin ta ndërpriste disa herë seancën dhe në fund ta mbyllte shumë shpejt.

Opozita i doli në mbrojtje Palokës dhe tha se nuk pranon bullizëmin e Ramës kundrejt deputetëve.
"A ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë në çdo dalje, shan opozitën?! Vetëm në Venezuelë, me Maduron ndodh kjo", tha ish-kryeministri.

"E disata herë që ky kryministër rrugaç ka bullizuar shqiptarët në radhë të parë duke i konsideruar me organe gjenitale, me pas vazhdon dhe bullizon deputetët në Parlament", u shpeh Kryemadhi.

Po më pas Ramës në krah i dolën të vetët.
"Opozita në protestën e të shtunës do ta kthejë atë bojë në zjarr për të djegur Shqipërinë", reagoi zëdhënësja e qeverisë.
Pas seancës, Paloka sqaroi se përse hodhi bojë mbi fytyrën e Ramës.
“Nuk ishte hakmarrje e Palokës por e shqiptarëve që përditë vidhen dhe grabiten. Është fillimi i 16 shkurtit. Thuaji që nuk ka parë asgjë akoma”, sqaroi ai.
Vetë Rama në rrjetet sociale publikoi një shirinjë me bojë blu dhe mbajti sërish një qëndrim ironik. "Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit", shkroi Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.003079891204834