INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spiropali-Bashës, je pupac! Hidhet Endri Hasa, Nafije je lëpirë për të arritur majat [VIDEO]

Spiropali-Bashës, je pupac! Hidhet Endri Hasa, Nafije je lëpirë për të arritur majat [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 07-02-2019

Deputetët e Parlamentit kanë pasuruar edhe më shumë gjuhën nga seanca e së enjtes së kaluar. Fjalët banale u kufizuan dhe në vend të tyre u përdorën etiketimet por dhe batutat, siç ishte kjo e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për Bashën.“Një pupac i vendosur në atë pozicion, që del e flet këtu me gjuhën e tij të shthurur. Një pupac që po merr në dorë opozitën shqiptare. Një njeri që anëtarë kryesie të PD bëri atë të vezës, këtë kokëvezën këtu”

"Mos dil si i forti i lagjes aty, pse do e merrni fjalën?", iu drejtua Ruçi-Hasës, i cili tashmë ishte në foltore.“Vjen këtu e na bën moral. Kush do thoni ju? 5 milionë euroshi i doganës që nuk na i vidhte dot as me lezet, por kjo është e denjë për të bërë filma se si 'Nafijet' qëi thurnin lavde Skënderbeut duke e krahasuar shefin me Skënderbeun, duke i thurur lavde, duke u lëpirë për të arritur majat. Këto janë 'Nafijet' e Edi Ramës", tha ai.

Replikave me Spiropalin ju bashkua dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. “Na e kaloni në lëpirje të menderes së kryetarit”, tha Kryemadhi. “Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne. Ne nuk do të biem kurrë në nivelin tuaj të banalitetit”, replikoi Spiropali. “I them Andronikës që ka qejf të ri me Skëndërben, që kur kam qenë unë në PS, ka qenë komplet tjetër”, reagoi sërish kryetarja e LSI-së.

"Kjo seancë mund të quhet plasi peshku sepse këtu çdo gjë është pa vlerë, është fasadë", e mbylli Berisha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035362243652344