INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr në afërsi të ‘Kullës së Sahatit’, Tirana mbulohet nga shtyllunga tymi alarmohen banorët

Zjarr në afërsi të ‘Kullës së Sahatit’, Tirana mbulohet nga shtyllunga tymi alarmohen banorët

Publikuar më: 17:49 07-02-2019

Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer sot në kryeqytet. Ngjarja e radhës është regjistruar në një lokal pranë xhamisë në qendër të Tiranës.

Lokali ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Bashkisë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe shërbimi zjarrfikës.

Tymi i shkaktuar nga flakët e zjarrit kanë mbuluar qendrën e Tiranës, ndërsa policia ka larguar me shpejtësi klientët që ndodheshin në lokal për të shmangur asfiksinë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e gazit nga dy bombola. Me shuarjen e flakëve pritet të sqarohen dhe shkaqet e tij, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

zjarri_2.jpg

zjarri_3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342