INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashamir Shehi ironi me Ramën: Vë 30 vajza me kufje te veshi si call center dhe po na qeverisë

Dashamir Shehi ironi me Ramën: Vë 30 vajza me kufje te veshi si call center dhe po na qeverisë

Publikuar më: 16:43 07-02-2019

Opozitari Dashmir Shehi ka bërë ironi me kryeministrin Edi Rama sa i përket kontrollit të qeverisë. Në foltoren e Parlamentit, ai tha se Rama ka vendosur 30 vajza, që sipas tij, ngjajnë si punonjëse call centeri, dhe po qeverisë vendin.“Diktaturat lindin në kohë paqeje, kur dhuna është vetë brenda shtetit. Qeverisja është bërë instrument dhune, shtypje, të psikologjisë shoqërore e ambientit politik. Ky zotëri ka mbërrit të na sundojë tashmë, nuk ka nevojë më për instrumente. Ka ndërtuar me mendjen e vet disa institucione, p.sh sistemi i kontrollit qeverisës, çfarë është ajo? Të kush resht i Kushtetutës e thotë, vetëqeverisje, na vë 30 goca me kufje te veshi si call center dhe po na qeverisë. Kjo na shitet jo për qeverisje por për avancim te demokracisë, këtë se ka mbërrit as Zvicra e Danimarka. Pse? Se nuk kemi nevojë më për qeverisje, i pengon diktatorët”, tha Shehi.

Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938