INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramës nuk i del inati me Berishën: I marri, rrugaçi ka marrë formë deputeti

Ramës nuk i del inati me Berishën: I marri, rrugaçi ka marrë formë deputeti

Publikuar më: 10:18 01-02-2019

Debati i fortë dhe akuzat e rëndë të bëra dje në sallën e Parlamentit kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje jo të zakkontë nga zyra e tij për t’iu përgjigjur sërish ish-kryeministrit Sali Berisha për debatet e djeshme.
“I marrri, rrugaçi këtu tek ne ka arritur të marrë dhe formë deputeti në Kuvendin e Shqipërisë dhe shfaqet vazhdimisht për turpin e atyre që e kanë votuar dhe për trupin e të gjithve ne”, thotë ai.
“Genjen ky i përdalë apo gënjej unë për vizat e mallit të bardhë që ja ka futur në kokë ndjekësve të vet, që edhe në këtë platformë sjellin erën e qenefit dixhital”, vijon Rama, duke shtruar edhe një çështje.
“Gënjej unë apo ky i përdalë, për botën e kumarit, që unë e shkatërrova dhe i përdali akuzon se po rritet në sqetullën e vëllait tim. Zorzopi lidh me mua emra, ngjarje pa lidhje, për të shuar urinë e tij të dhunshme. Unë dhe zorzopi e zorzopët e ushtrive të të përdalëve nuk jemi njësoj”, shprehet ai në videomesazhin e postuar në Facebook.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032169818878174