INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ftohti polar në SHBA, rritet numri i të vdekurve

I ftohti polar në SHBA, rritet numri i të vdekurve

Publikuar më: 10:31 01-02-2019

Acari që ka mbërthyer SHBA-në ka shtuar dhe numrin e viktimave. 21 janë shënuar vetëm për shkak të të ftohti ekstrem.

Temperaturat kanë janë shënuar shumë gradë nën zero duke shkuar në -32 gradë celcius.
Në disa zona në qendër të SHBA-së, temperaturat e ulëta rekord kanë bërë të domosdoshme mbylljen e shkollave dhe qendrave të punës si dhe pezullimin e shërbimeve bazë. Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët se mund të pësojnë dëmtime të lëkurës dhe indeve nga ngrica.
I ftohti, i shoqëruar me erë të acartë në Mineapolis të Minesotës ka bërë që të boshatisen rrugët.
Gjatë ditëve të ardhshme, mbi 200 milionë vetë ose 70% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të përballen me ngrica. Mbi 25 milionë vetë në verilindje të vendit po përballen me temperatura të rrezikshme.
Meteorologët thonë se moti ekstrem i këtyre ditëve ishte rezultat i luhatjeve atmosferike në Polin e Veriut. Një rrymë ajri të ngrohtë nga Afrika Veriore, e cila ka lëvizur drejt veriut, ka shtyrë ajrin e ftohtë të polit drejt Amerikës së Veriut, deri poshtë në Florida.

Article Logic
Execution time: 0.0045390129089355