INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i acartë “mbërthen” vendin, ja sa shkojnë temperaturat nesër…

Moti i acartë “mbërthen” vendin, ja sa shkojnë temperaturat nesër…

Publikuar më: 18:35 07-01-2019

Nëse e sotmja ishte një ditë e acartë përgatituni pasi as e nesërmja nuk premton rritje temperaturash.

Përkundrazi IGJEUM parashikon që këtë të martë vendi të “mbërthehet” nga temperatura edhe më të ftohta. Në zonat malore, temperaturat do të jetë nën zero në të dyja ekstremet, duke regjistruar -15 gradë më e ulëta dhe -4 gradë më e larta.

Ndërkohë në zonat bregdetare, temperaturat nuk do t’i kalojnë 5 gradë në vlerat maksimale.

Parashikimi sipas IGJEUM:
Sot pasdite (e hënë dt.07) dhe nesër (e martë dt.08) priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT
Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.

Më konkretisht, nesër (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -3 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 4 °C
në vendet malore: -15 / -4 °C

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869