INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekipi negociator i Kosovës nesër në Bruksel. Kocijançiç jep detaje për takimin

Ekipi negociator i Kosovës nesër në Bruksel. Kocijançiç jep detaje për takimin

Publikuar më: 18:31 07-01-2019

Të martën, delegacioni shtetëror i Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi do të zhvillojë takimin e parë me Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) në Bruksel. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç tha se në këtë takim do të diskutohet për qëndrimet e të dyja palëve.
“EEAS ka ftuar Delegacionin nga Kosova të caktuar nga Kuvendi më 15 dhjetor për konsultime në Bruksel më 8 janar. Ekipi do të përfaqësohet gjithashtu nga Përfaqësuesja e Lartë / Nënkryetarja, Federica Mogherini. Konsultimet janë një mundësi për të shkëmbyer qëndrimet me përfaqësuesit e Kosovës në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE”, tha ajo. Ekip negociator drejtohet nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj, dhe Shpend Ahmeti, lider i PSD-së.

Article Logic
Execution time: 0.004871129989624