INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
La nusen në altar ditën e dasmës, gjendet i djegur në makinë

La nusen në altar ditën e dasmës, gjendet i djegur në makinë

Publikuar më: 17:52 07-01-2019

Francesco, 48 vjeç, do të martohej në datën 29 dhjetor në Salemi, provinca e Trapanit në Itali me partneren e tij, një infermiere 53-vjeçare. Çdo gjë ishte gati, duke përfshirë edhe Ferrarin që shkëlqente, me të cilin nusja do të shkonte në kishë. Por Franceso nuk u shfaq në ceremoninë e martesës.  Miqtë dhe të afërmit u tronditën nga mungesa e Ciaravolo, i cili deri atë ditë kurrë nuk kishte shfaqur dyshime apo mendime kundër martesës.  Por shqetësimi i të ftuarëve u bë edhe më i madh pasi 49-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë. Për  të paktën një javë nuk pati asnjë lajm prej tij, deri në zbulimin e një trupi në një makinë të cilës i ishte vënë zjarri. Ngjarja u raportua natën mes 4 dhe 5 janarit 2019.

auto-carbonizzata.jpg

Policia ndërhyri me zjarrfikësit kur flakët ishin në një fazë të përparuar, aq shumë saqë ishte jashtëzakonisht e vështirë të nxirrej trupi. Përmes identifikimit të makinës, Mercedes C, polica mundi të gjurmonte identitetin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që dyshohet se edhe trupi i përket Francesco Ciaravolo trupit, por që ende prite të konfirmohet nga analizat e ADN-së.  Si vdiq njeriu, trupi i të cilit u gjet në Mercedes? Ishin flakët që vranë ose ishte ndërkohë i vdekur? Autopsia që filloi ditën pas zbulimit do të tregojë rezultatet. Francis Ciaravolo nuk u paraqit në dasmën e tij, më 29 dhjetor, megjithatë, është gjithashtu e vërtetë se trupi i tij filloi të digjej natën mes 4 dhe 5 janar, pesë ditë më vonë dhe nuk ka asnjë konfirmim, për momentin, për faktin se Ciaravolo ishte gjallë gjatë pesë ditëve që veçonin zhdukjen nga zbulimi. Hetimet janë duke u zhvilluar në të kaluarën e Ciaravolo. Ndërkohë, komuniteti në Salemi është tronditur nga ngjarja.

ciaravolo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029921531677246