INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Acari bllokon me dhjetra banorë në zonat e thella të vendit! Vihet në lëvizje ushtria

Acari bllokon me dhjetra banorë në zonat e thella të vendit! Vihet në lëvizje ushtria

Publikuar më: 14:32 13-01-2019

Shumë banorë të zonave të thella të vendit tonë për shkak të motit të keq prej ditësh janë bllokuar duke humbur kontaketet dhe shumë nga ta kanë mbetur pa ushqime dhe energji elektrike. Po falë ndërhyrjes së Forcave Ajrore u bë e mundur evakuimi i 15 personave nga Thethi dhe Shala. 

Me helikopterët e ushtrisë u evakuan dy të sëmurë dhe disa mësues nga Shkodra që kishin dy ditë të bllokuar në Shalë.
Si pasojë e motit të keq aktualisht dhe 14 familje në Zall Dardhë të Dibrës janë të izoluara nga bora. Po nga moti i keq janë shënuar dhe disa humbje jetësh, e bilanci i ditëve të fundit ka shkuar në 6 persona.

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146