INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media Britanike: Si arriti mafia shqiptare të marrë kontrollin e trafikut të drogës në Britani

Media Britanike: Si arriti mafia shqiptare të marrë kontrollin e trafikut të drogës në Britani

Publikuar më: 13:00 13-01-2019

Shqiptarët bëhen sërish pjesë e medieve të huaja, lidhur me trafikun e drogës. Media britanike "The Guardian ka shkruar sot se Mbretërit e Kokainës në Angli janë pikërisht gangsterët shqiptarë.

“Mbretërit e Kokainës: Si arriti mafia shqiptare të marrë kontrollin e trafikut të drogës në Britaninë e Madhe” është titulli i The Guardian, duke e filluar gjithçka me një reportazh nga një zonë në Londër, ku pretendohet se operon një bandë shqiptare e shpërndarjes së kokainës.

Mënyra sesi shqiptaret arritën të marrin tregun e kokainës, është një leksion për aktivitetin kriminal shkruan The Guardian. Struktura e çmimit varet nga pastërtia: sa më e lartë të jetë, aq më shtrenjtë kushton.

Shërbimet e inteligjencës kanë konkluduar se bandat shqiptare filluan direkt me kartelet kolumbiane duke bërë që të shesin kokainë të pastër në çmimin 4000-5500 paund për kile. Ndërkohë që gangsterët nga hollanda e kishin çmimin më të lartë. Kështu, shqiptarët thuhet në artikull ulën çmimin e kokainës dhe rritën pastërtinë e saj.

Ndërkohë që aktiviteti shkruan The Guardian po zbret deri në rrugë, komuniteti I shqiptarëve është treti në burgjet angleze. Shqiptarët, edhe në Angli, sipas The Guardian, zbatojnë rregullat e Besës dhe Kanunit, ndërkohë që jep raste të ndryshme të kapjes së shqiptarëve me sasi të mëdha kokainë.

Artikulli i plotë gjendet në numrin e sotëm të The Guardian.

albania.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015969276428223