INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkoi në Parlament me dekolte të hapur, kërcënohet deputetja

Shkoi në Parlament me dekolte të hapur, kërcënohet deputetja

Publikuar më: 12:34 09-02-2019

Vetëm sepse kishte veshur një jumpsuit të kuq pak të zbuluar tek dekolteja një deputete në Brazil kërcënohet. E në fakt me një veshje të tillë ajo ishte shfaqur në parlament gjatë momentit të betimit pasi sapo ishte zgjedhur deputete.

43-vjeçarja kishte veshur me 1 shkurt një jumpsuit që i nxirrte gjoksin zbuluar, duke shkaktuar zemërim në Brazil.

Gjatë një interviste ajo tha:-“Mendova se njerëzit do të flisnin për veshjen time në ngjyrë të kuqe, por ata u përqendruan tek gjoksi. Femrat kanë gjinj dhe unë i kam të mëdhenj. Gjithmonë kam qenë kështu, nuk u bëra kur u zgjodha deputete dhe nuk kam arsye që të ndryshoj. Mënyra se si u vesha është problem im ”, tha da Silva.

Brazili  ka luftuar gjatë me dhunën në baza gjinore dhe burrat vazhdojnë të dominojnë pjesën më të madhe të sferës publike, duke përfshirë politikën.

“Gratë janë në politikë dhe shoqëria duhet të mësohet me ato ashtu siç janë. Ka çështje shumë më të rëndësishme për Kuvendin Legjislativ për të diskutuar ‘, shtoi ajo.

Pavarësisht kësaj disa qytetarë e kanë kërcënuar atë se do ta përdhunojnë por postimi u fshi menjëherë nga statusi deputetes.

Article Logic
Execution time: 0.0030238628387451