Afrimiteti i papritur dhe momentet intime mes Brikenës dhe Mateos ditët e fundit jo vetëm që kanë ndezur rrjetin, por kanë ngritur dyshime të forta edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Një nga skeptikët më të mëdhenj të kësaj romance në lindje është Miri, i cili nuk është përmbajtur dhe ka bërë një krahasim tejet të fortë dhe akuzues, duke rikthyer në vëmendje çiftin më të famshëm të historisë së formatit: Kiara Titon dhe Luiz Ejllin.
Edhe pse pa përmendur emra konkretë, referenca e Mirit ishte e qartë për të gjithë:
“Një personazh ka qenë, në një nga këto [Big Brother-at]… Pse ishte ashtu [e ftohtë në fillim], dhe kur pa çfarë bëhet [jashtë, fama e madhe], u lëshua [ra në dashuri].”
Me këto fjalë, Miri hedh akuza të rënda, duke pretenduar se ashtu siç Kiara (sipas teorisë së tij) u afrua me Luizin vetëm pasi kuptoi popullaritetin e jashtëzakonshëm që ai kishte fituar jashtë, të njëjtën gjë po bën tani Brikena me Mateon.
Për Mirin, kjo nuk është dashuri, por një kalkulim i ftohtë për lojë dhe famë, duke parandjerë se Mateo mund të jetë i pëlqyer nga publiku.








8 Mar 2026 





