Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” vijojnë të rriten, ndërsa një debat i fortë është regjistruar së fundmi mes dy banorëve, Stenaldos dhe Rogertit.
Përplasja mes tyre nisi pasi Stenaldo përdori një term fyes ndaj Rogertit, duke e quajtur “bastard”. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Rogertit, i cili e kundërshtoi ashpër përdorimin e kësaj fjale dhe i kërkoi që të mos i drejtohej më në këtë mënyrë.
Debati mes tyre u zhvillua me tone të larta dhe krijoi një atmosferë të tensionuar në shtëpi, ndërsa përplasja verbale zgjati për disa momente.
Biseda mes tyre:
Stenaldo: O bastard.
Rogerti: Unë e di se kush është babai im, po ti a e di? Sepse “bastard” atë konotacion ka, jo konotacioni yt vizatimor. Unë e di se kush është babai im, mos u merr me fjalën bastard.
Stenaldo: Mate gojën. Ajo që them unë është përmbi 20 herë…20 herë është ajo e jotja.








8 Mar 2026 





