INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane: Dhuna është e papranueshme

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane: Dhuna është e papranueshme

Publikuar më: 16:45 14-02-2019

Dy ditë para se opozita të protestojë para Kryeministrit, ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar duke bërë thirrje që të mos ketë dhunë.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”, reagoi ambasada.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836