INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada amerikane: Presim që të zbatohet ligji gjatë hetimit për Tahirin

Ambasada amerikane: Presim që të zbatohet ligji gjatë hetimit për Tahirin

Publikuar më: 18:54 20-11-2018

Ambasada Amerikane, nëpërmjet një njoftimi përshëndet vendimet e gjykatave në lidhje me dënimin e personave të përfshirë në krime. Ambasada kërkon që të vijojë zbatimi i ligjit, duke përmendur edhe një rast konkret, atë të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj.

Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0088880062103271
array(1) { ["section"]=> string(78) "ambasada-amerikane-presim-qe-te-zbatohet-ligji-gjate-hetimit-per-tahirin-79286" }