INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada Amerikane tërheq vëmendjen. Me vizë drejt SHBA por zbatoni këto rregulla [FOTO]

Ambasada Amerikane tërheq vëmendjen. Me vizë drejt SHBA por zbatoni këto rregulla [FOTO]

Publikuar më: 11:45 08-11-2018

Vitet e fundit është bërë edhe më e thjeshtë marrja e një vize turistike për në Shtet e Bashkuara ët Amerikës. Por shpesh përfituesit e këtyre vizave kanë abuzuar, duke e përdorur këtë vizë për vajtjen në SHBA dhe duke mos u kthyer më në Shqipëri. Për këtë çështje Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për ata që duan të përfitojnë viza turistike.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka bërë të qartë se vizat turistike duhet të përdoren për vizita tek familjarët apo për turizëm dhe jo për të punuar dhe jetuar në SHBA.
Ambasada Amerikane:
“Vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara – si vizitat tek familjarët apo turizëm. Kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA!”

vizat.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041