INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm me armë në një lokal në Kaliforni, ka disa të plagosur

Sulm me armë në një lokal në Kaliforni, ka disa të plagosur

Publikuar më: 11:46 08-11-2018

Sulm me armë në një bar në Thousand Oaks, Kaliforni. Të paktën gjashtë persona, duke përfshirë një oficer, u plagosën në të shtënat në Borderline Bar dhe Grill rreth 23:20 me orën lokale të mërkurën. Nuk është ende e qartë nëse ka të vdekur. Policia thotë se ende po punon për të marrë nën kontroll situatën. Dëshmitarët kanë folur për të paktën një të dyshuar dhe policia nuk mund të konfirmojë nëse ai mbetet i lirë. Në lokal po zhvillohej një mbrëmje muzike për nxënësit e një kolegji në të mërkurën. Transmetimet videove në mediet lokale treguan se njerëzit po largoheshin nga vendi i ngjarjes, me sa duket me plagë plumbash. Dëshmitarët që ishin në bar e përshkruajnë një skenë paniku brenda dhe thonë se njerëzit përdorën karrige për të thyer dritaret për t'u arratisur. Raportet thonë se i dyshuari, i cili përshkruhet një person i veshur me rroba të errëta, mund të ketë përdorur granata tymi, si dhe një armë në sulm.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268