INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot varroset Kostandino Kaçifas! Qëndrimi zyrtar i Greqisë…

Sot varroset Kostandino Kaçifas! Qëndrimi zyrtar i Greqisë…

Publikuar më: 11:45 08-11-2018

Sot në Bularat mbahet në orën 13 varrimi i Kostandino Kaçifas. Drejt Gjirokastrës janë nisur me dhjetra autobusa grekë. Po Ministria e Jashtme e Greqisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve kanë apeluar qytetarët. Ndaj tyre janë dhënë udhëzime direkte, për të mos provokuar trazira. Dy Ministritë kërkojnë nga qytetarët e tyre që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt për familjen e të ndjerit. Ndërkohë, masat e sigurisë nga policia shqiptare janë përforcuar. Në Kakavije, janë shtuar kontrollet dhe qytetarët grekë që hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoni mortore, po kontrollohen imtësisht.

Sipas mediave greke, 6 autobusë u nisën nga Athina dhe 4 të tjerë nga Selaniku. Ndërsa mësohet se një furgon me ekstremistë të Agimit të Artë me bluza e simbole të Vorio Epirit u ndalua nga policia shqiptare dhe u kthye pas.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611