INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, arrestohet ushtari. Akuzohet se po spiunonte për Kinën

SHBA, arrestohet ushtari. Akuzohet se po spiunonte për Kinën

Publikuar më: 12:04 26-09-2018

Një shtetas kinez i cili shkoi në SHBA për një vizë studentore dhe u regjistrua në rezervat e ushtrisë, u arrestua në Çikago. Ai akuzohet për ndihmën që i ka dhënë Pekinit duke u përpjekur për të rekrutuar shkencëtarë dhe inxhinierë amerikanë.
Ji Chaoqun pretendohet se kishte për detyrë ti siguronte informacione inteligjencës kineze, duke mbledhur të dhëna për tetë qytetarë amerikanë, disa prej të cilëve ishin kontraktorë të mbrojtjes amerikane. Arrestimi vjen pasi SHBA dhe Kina janë të përfshirë në një luftë tregtare të lartë dhe drejtuesit e inteligjencës së SHBA-ve nxisin përpjekjet për të luftuar spiunazhin kinez. Ministria e Sigurisë së Kinës ka një rrjet të gjerë spiunësh brenda Kinës dhe në mbarë botën, dhe grupet studentore kineze në SHBA janë akuzuar për koordinim me departamentet qeveritare.
27-vjeçari, i cili së pari arriti në Çikago në vitin 2013 për të studiuar inxhinieri elektrike me një vizë studentore në Institutin e Teknologjisë Illinois, u akuzua për shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, i cili kërkon që individët që punojnë për qeveritë e huaja të regjistrohen me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA.
"Duke mbledhur këtë informacion për një krah të qeverisë kineze, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, Ji veproi me vetëdije dhe në mënyrë të paligjshme si një agjent i një fuqie të huaj", shkruhet në një deklaratë të Andrew McKay, një agjent i FBI-së. Në paraqitjen e tij të parë në gjykatë, Ji kërkoi që konsullata kineze të informohet për arrestimin dhe i tha gjykatësit se i kuptonte të drejtat e tij në fund të dëgjimit prej 15 minutash. Ai përballet me deri në 10 vjet burg nëse dënohet Gjykatësi i gjykatës amerikane Michael Masonthe urdhëroi që ai të mbetet në paraburgim.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543