INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA sanksione të reja Rusisë, Moska: Kundërpërgjigjemi

SHBA sanksione të reja Rusisë, Moska: Kundërpërgjigjemi

Publikuar më: 15:48 09-08-2018

Rilindin sërish tensionet mes Moskës dhe Washingtonit.Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja Rusisë, pasi është dalë në përfundimin se Moska ka përdorur agjent nervor kundër një ish spiuni rus dhe të bijës së tij në Britani.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se me këtë veprim Rusia ka përdorur armët kimike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe e bija, Yulia, ishin helmuar me ‘Novichok’, një agjent nervor, në muajin mars në qytetin Salisbury në Britaninë e Madhe.

Por nuk ka vonuar as përgjigjja e Moskës e cila përmes zëdhenëses së ministrisë së Jashtme Zakahrova deklaroi se Rusia do të kundërpërgjigjet.

Britania e ka akuzuar Rusinë se qëndron pas sulmit, të cilin Kremlini e mohon me forcë.

Por Moska nuk ka ofruar ndonjë shpjegim se si ky helm ushtarak, i prodhuar në Rusinë sovjetike, mund të ketë dalë nga vendi. Dhe nuk është hera e parë që një agjent rus është helmuar në Britani.

Britania u ka bërë thirrje aleatëve të saj që të dënojnë Moskën për sulmet e dyshuara me helm.

“Realiteti i thjeshtë është se Rusia ka kryer një sulm në tokën britanike, ku ka vdekur një shtetase britanike. Mendoj se bota do të bashkohet me ne për ta dënuar,” thotë Gavin Williamson. Sekretar britanik i mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dëbuar shumë diplomatë rusë për helmimin me Novichok. 

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873