INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijë në ‘kafazë’, SHBA-të krijojnë katastrofë me fatet e emigrantëve nga Meksika

Fëmijë në ‘kafazë’, SHBA-të krijojnë katastrofë me fatet e emigrantëve nga Meksika

Publikuar më: 16:05 19-06-2018

Zëra fëmijësh që qajnë, që kërkojnë prindërit e tyrë, një britmë e cila po dëgjohet në të gjithë SHBA dhe jo vetëm.

Masat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara për të ndalur emigrantët që vijnë nga Meksika kanë shkaktuar një katastrofë, e cila po dënohet ashpër në të gjithë botën.

Në një material audio të regjistruar në kufirin me Meksikën, në posedim të ProPublica, një organizatë jo-fitimprurëse dhe i postuar në YouTube dëgjohen britmat dhe klithmat e fëmijëve meksikanë të ndarë nga prindërit e tyre në një përpjekje për të kapërcyer kufirin me Teksasin.

Ky është rezultati shokues i zbatimit të rregullave të reja për emigracionin e rreptë, të cilat janë imponuar nga administrata Trump, por më tronditës është komenti që disa agjentë amerikanë bëjnë: “Ne kemi një orkestër këtu”.

Më shumë se 2000 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre në shumë pak muaj, pasi administrata e presidentit ka marrë masa të ashpra ndaj kalimit të paligjshëm të kufirit.Vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se nuk dotë lejojë së SHBA të shndërrohet në një kamp emigrantësh.

Vendimin e Trump kundër emigrantëve dhe sidomos ndarja e fëmijëve është komentuar edhe nga Zonja e Parë Melania e cila është shprehur se urren të shohë teksa familjet ndahen.

Pavarësisht kritikave edhe të organizatave botërore Trump i mbetet stoik qëndrimit të tij për emigrantët.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625