INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të tjerë emigrantë nga vendet e luftës mbërrijnë në Bilisht, ja ku dërgohen

Të tjerë emigrantë nga vendet e luftës mbërrijnë në Bilisht, ja ku dërgohen

Publikuar më: 16:41 16-06-2018

Vijojnë të vijnë emigrantë nga vendet e luftës të cilët e shohin vendin tonë si një pikë kalimi drejt shteteve europiane.

Fshatrat kufitarë të Bilishtit duket se janë kthyer në rrugën kryesore të kalimit të emigrantëve të paligjshëm.

Policia ka ndaluar sërish sot 20 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes.

Mësohet se emigrantët kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Doganës së Kapshticës dhe qytetit të Bilishtit.

Ata janë dërguar në qendrën pritëse në Babrru për të plotësuar dokumentacionin dhe për t’u kthyer sërish në vendet e origjinës.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553