INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dëbuara nga SHBA, Cile Precetaj bashkohet me fëmijët

E dëbuara nga SHBA, Cile Precetaj bashkohet me fëmijët

Publikuar më: 09:20 11-07-2018

Pak muaj më parë grua, nënë e tre fëmijëve u dëbua nga SHBA, pasi kishte mungesë të dokumenteve për lejen e qëndrimit. Pas dëbimit të Cile Precetajt, bashkëshorti Pjetro Govjçeviç vendosi që të niste për në Shqipëri tre fëmijët, pasi mendon se nuk mund të kujdeset për ata si nëna e tyre.

"Unë jam zemërthyer dhe i shkatërruar, po humbas familjen time, nuk e di se si ta them ndryshe”, u shpreh Pjetro Govjçeviç pas nisjes së fëmijëve për në Shqipëri. Megan, Michael dhe Martina u nisën për në Shqipëri nga aeroporti i Detroitit.
Fëmijët kanë lindur në SHBA dhe nuk kanë probleme me qëndrimin, por do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të qëndruar me nënën. 46-vjeçares në muajin maj kur u dëbua nga SHBA nuk iu dha mundësia as për të përshëndetur fëmijët, madje më e vogla i shkroi letër dhe Melanie Trump-it që ta ndihmonte që nëna t’i rikthehej. Ngjarja e saj bëri aq bujë sa dhe gazetarë të Daily Mail erdhën në Shqipëri dhe bënë një reportazh për Cile Precetajn.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383