INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, mekaniku rrëmben një avion udhëtarësh, por përplaset në një ishull [VIDEO]

SHBA, mekaniku rrëmben një avion udhëtarësh, por përplaset në një ishull [VIDEO]

Publikuar më: 16:41 11-08-2018

Një mekanik “kamikaz” vodhi një avion pa pasagjerë të kompanisë ajrore “Horizon Airlines” në Seattle të SHBA, për t’u ngritur pa autorizim në fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar “Sea-Tac”.

Menjëherë në ndjekje të tij u vunë avionë ushtarakë dhe avioni i vjedhur përfundoi i rrëzuar pranë një ishulli të vogël në “Puget Sound” natën e së premtes.

Mediat amerikane raportojnë se mekaniku 29-vjeçar rrëmbeu një avion “Horizon Air Q400”.

“Përplasja ndodhi për shkak se ai po bënte manovra të pazakonta në ajër, ose për mungesë të aftësive të pilotimit”, deklaroi Departamenti i sherifëve të kantonit Pierce.

Sipas zëdhënësit të policisë, Ed Troyer, personi vendosi thjesht të vriste veten, ndërsa përjashtoi mundësinë e lidhjes me terrorizmin.

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon avionin duke bërë manovra të rrezikshme dhe kthesa të pazakonta në qiell, ndërsa dëshmitarë të rastit thonë se kanë parë aeroplanin të ndiqej nga avionë luftarakë të ushtrisë, përpara se ai të rrëzohej në ishullin Ketron, në jugperëndim të Tacomws, në Uashington.

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225