INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shullazi në Burg, Ambasada Amerikane pyet, ‘Po tani kush e ka radhën’? [FOTO]

Shullazi në Burg, Ambasada Amerikane pyet, ‘Po tani kush e ka radhën’? [FOTO]

Publikuar më: 13:49 14-11-2018

Një ditë pas dhënies së verdiktit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë. Nëpërmjet një statusi të shpërndarë në faqen zyrtarë në Facebook, Ambasada e cilëson këtë vendim një hap të rëndësishëm përpara për drejtësinë dhe qytetarët. Madje duke ju referuar edhe qytetarëve Ambasada Amerikane nuk nguron të pyesë së tashmë kush e ka radhën?
Ambasada Amerikan:
“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin ‘Kush e ka radhën’?”.

 

ambasadaaaaaaaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482