INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Në aksion policët fluturues [VIDEO]

Kujdes! Në aksion policët fluturues [VIDEO]

Publikuar më: 13:37 14-11-2018

Shumë shpejt kriminelët do ta kenë të vështirë të arratisen sepse policët do të jenë edhe më të shpejtë. Ata do të nxitojnë jo vetëm nga toka por tashmë edhe nga ajri.

Dhe risia teknologjike vjen nga Dubai i largët, ku policët do të pajisen me motora elektikë të cilët në vend të rrotave do të kenë helika. Pra policët do të fluturojnë me motora.

Ata do të jenë në gjendje të ndalojnë në mënyrë vertikale në mënyrë që të evitojnë trafikun ndërqytetas.

Duket një projekt fantashkencë, por do të jetë realitet në vitin 2020. Policia në Dubai tashmë do të drejtojë dronë fluturues dhe jo motorcikleta në tokë.

Mjetet e reja do të quhen “Hoverbike”. Sa i përket çmimit një motor fluturues do të kushtojë 150 mijë dollar.

Pajisje të tilla do të prodhohen nga një shoqëri në San Francisco në Kaliforni e cila shfrytëzon teknologjinë e dronëve për t’i dhënë jetë Hoverbike.

Por jo shumë njerëz janë të bindur për këtë projekt duke dyshuar se do të ndihmojë policinë të jetë më efektive.

Kritikët shohin me dyshim efikasiteti e motorëve të tillë pasi shpejtësia e tij arrin deri në 96 .5 km në orë për 10 deri në 25 minuta, dhe ka nevojë për 120 minuta për tu ngarkuar.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877