INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mundësi e artë. Një vit shkollë në SHBA pa pagesë, Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm [FOTO]

Mundësi e artë. Një vit shkollë në SHBA pa pagesë, Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm [FOTO]

Publikuar më: 08:26 18-09-2018

Një vit shkolle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë ëndrra e shumë të rinjve shqiptarë. Kjo tashmë jo vetëm që është e mundur por kjo mund të realizohet edhe pa pagesë. Ambasada Amerikane njofton gjithë të interesuarit të aplikojnë në programin YES. Ambasada informon se pjesë e këtij programi mund të bëhen nxënësit e shkollave të mesme në mbarë vendin. Ata mund të jetojnë në një familje amerikane si dhe kryejnë një vit shkollën e mesme në SHBA.
Postimi Ambasada Amerikane:
“Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]

ambasada.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031421184539795