INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aeroplani ushtarak rus me 14 persona në bord zhduket nga radarët mbi Siri

Aeroplani ushtarak rus me 14 persona në bord zhduket nga radarët mbi Siri

Publikuar më: 09:27 18-09-2018

Një aeroplan ushtarak rus është zhdukur nga radari teksa ishte duke fluturuar mbi Siri. Ministria ruse e mbrojtjes e ka bërë të ditur lajmin, teksa ka konfirmuar se në aeroplan ishin gjithsej 14 persona. “Lidhja është humbur me ekuipazhin e aeroplanit II-20 mbi Detin Mediterian”, bëri të ditur ministria. Aeroplani ishte duke u kthyer në bazën ajrore ruse, Hmeimin. Raportohet se gjurmët e aeroplanit u humbën gjatë një sulmi nga katër avionë izraelit. Mirëpo, ushtria izraelite ka refuzuar që të komentojë nëse ka sulmuar në qytetin Latakia, mbi ku aeroplani po fluturonte herën e fundit para se të zhdukej nga radari. Rusia filloi sulmet ajrore në Siri në vitin 2015, pas një kërkese nga Presidenti Bashar al-Assad, i cili qëndroi në pushtet pavarësisht shtatë viteve të luftës civile, raporton BBC. Konflikti deri më tani ka lënë më shumë se 350 mijë të vdekur.

Article Logic
Execution time: 0.0038168430328369