INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik në Maqedoni, çfarë thonë hetimet paraprake…

Aksidenti tragjik në Maqedoni, çfarë thonë hetimet paraprake…

Publikuar më: 15:29 14-02-2019

Dy ditë zie dhe flamuj në gjysmështizë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mbi 14 të vdekur mes tyre dhe shqiptarë dhe disa të plagosur është ky bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Shkup-Tetovë. Autobuzi i cili po transportonte 50 pasagjerë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, është rrokullisur duke shkaktuar me dhjetra viktima e të lënduar.

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe ofroi mbështetje për të plagosurit.

“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mund të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatal për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetë në mënyrë që të kthehen sa më shpejt tek të dashurit e tyre”, u shpreh Zaev.

Edhe politikanët shqiptarë gjatë seancës së sotme plenare por edhe krerë të Uninionit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ngjarjen e rëndë.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se kanë përfunduar hetimet paraprake sipas të cilave janë vërtetuar shenja të frenimit. Prokuroria e Shkupit ka kërkuar që të  bëhen analizat shëndetësore të drejtuesit të autobusit për të parë nëse ai ka qenë nën efektin e alkoOlit dhe gjithashtu ka kërkuar që t’i bëhet kontrolli teknik i autobusit se në çfarë gjendje ka qenë para aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217