INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emri i ri i Maqedonisë, tym e flakë para parlamentit grek [FOTO]

Emri i ri i Maqedonisë, tym e flakë para parlamentit grek [FOTO]

Publikuar më: 14:21 20-01-2019

Votimi i marrëveshjes së “Prespës” në Parlamentin maqedonas, që i hapi rrugën riemërimit të fqinjit tonë lindor ka ndezur gjakrat në Greqi, aty ku siç ishte paralajmëruar rreth orës 14:00 ka nisur një protestë masive kundër paktit Tsipras-Zaev për emrin “Maqedonia e Veriut”.

Rreth 100 mijë grekë kanë mbushur sheshin “Sintagma”, duke bërë thirrje për rrëzimin e paktit.

Në protestën që është duke u zhvilluar jashtë Parlamentit grek ka pasur përplasje të ashpra me policinë, pasi qindra qytetarë tentuan të ngjiteshin në shkallët e godinës, në një tentativë të dështuar për të hyrë brenda saj. Policia përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit e dhunshëm.

Protestuesit kanë hedhur gjithashtu bojëra me ngjyra të ndryshme në drejtim të policisë

Ndërkohë qindra flamuj gjigand janë shpalosur në shesh përveç atyre me përmasa të vogla që mbahen në duar nga thuajse të gjithë protestuesit.

Përballë Parlamentit grek është vendosur edhe një banderolë gjigande, ku shkruhet “Maqedonia është Greqi”.

Organizatorët kishin pohuar se në shesh do të dilnin rreth 600 mijë grekë dhe se 3,000 autobusë do të udhëtonin nga Greqia veriore drejt Athinës.Ndërkohë, 60 autobusë të tjerë kanë ardhura nga pjesa e Peloponezit.

gr7.PNG

gr4.PNG

gr5.PNG

gr2.PNG

gr1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0054900646209717