INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedoni. Ligji për Gjuhët hyn në fuqi. Tabelat e rrugëve edhe në shqip

Maqedoni. Ligji për Gjuhët hyn në fuqi. Tabelat e rrugëve edhe në shqip

Publikuar më: 14:54 15-01-2019

Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u nënshkrua dje nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është botuar këtë të martë në Gazetën Zyrtare, duke hyrë menjëherë në fuqi. Ligji është dërguar në Gazetën zyrtare vetëm me firmën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi pasi presidenti i vendit Gjorgje Ivanov refuzoi ta nënshkruaj edhe pas leximit të tretë në Parlament, ku ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Ivanov ka reaguar pa shpalljes zyrtare të Ligjit për gjuhët në Gazetën zyrtare, pa nënshkrimin e tij. Sipas kreut të shtetit një akt i tillë është antikushtetues dhe se sipas Ivanov, të hënën në mbrëmje  u tregua fytyra e vërtetë e koalicionit LSDM dhe BDI. Miratimi i ligjit avancon përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut . Pas nënshkrimit të Ligjit të Gjuhëve, të martën që në mëngjes ka nisur edhe vendosja e tabelave në gjithë Maqedoninë e Veriut.  Sipas nenit 18 emrat e rrugëve, shesheve, urave dhe objekte tjera infrastrukturore në vendet ku së paku 20 për qind e popullatës flasin gjuhë të ndryshme shkruhen në maqedonisht dhe në gjuhën e popullatës. Gjithçka ka nisur me ndërrimin e tabelave  “Rrugët e Maqedonisë”. Tabela e parë në dy gjuhë nisi nga Manastiri duke vazhduar më pas edhe në qytetet apo komunat tjera ku ka shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096