INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten të prekurit nga ankthi, shqiptarët dhe malazezët të parët në rajon [VIDEO]

Rriten të prekurit nga ankthi, shqiptarët dhe malazezët të parët në rajon [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 15-01-2019

Problemet me të cilat po përballen shqiptarët, nga ato ekonimike deri dhe politike, kanë bërë që tek ta të shtohet ankthi dhe depresioni. Në Shqipëri, ankthi është çrregullimi mendor më i përhapur, ku 3.56% e popullsisë është e prekur. Së bashku me Malin e Zi mbajmë vendin e parë për përhapjen e këtij çrregullimi mendor në rajon. 

Në vend të dytë me përqindjen më të lartë janë të sëmurët me depresion, të cilët përbëjnë rreth 2.45% të totalit të popullsisë shqiptare.
Më pas vijnë të varurit nga alkooli që janë rreth 1.67% e popullsisë, të ndjekura nga çrregullimet bipolare rreth 0.67% dhe më tej vijojnë të varurit nga droga dhe ata që vuajnë nga sëmundja e rëndë mendore e skizofrenisë.
Pra, në total rreth 13.8% e popullsisë të vendit tonë është e prekur nga sëmundje të shëndetit mendor.
Për sa i përket ankthit, në botë ai është më i përhapur në vendet e zhvilluara si, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6% apo në ato të Europës Perëndimore dhe Veriore, ku të prekurit me ankth përbëjnë nga 5-6% të popullatës.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541