INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet personi që u dërgonte mesazhe kërcënuese deputetëve: Tradhtarë do të ekzekutoheni!

Arrestohet personi që u dërgonte mesazhe kërcënuese deputetëve: Tradhtarë do të ekzekutoheni!

Publikuar më: 13:35 15-01-2019

Një 62-vjeçar, i cili u arrestua të hënën natën vonë me dyshimin se dërgonte mesazhe kërcënuese për deputetët, të cilët kanë thënë se do të mbështesin marrëveshjen e Prespes, u paraqit para një prokurori të martën ku u përball me akuzat për tentativë të dhunës kundër një organi politik, qeverisë apo anëtarëve të saj dhe nxitjen për të kryer një krim. I dyshuari, një ish-oficer i Marinës, shprehu pikëpamjet ekstremiste dhe nacionaliste, sipas burimeve të policisë të cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA, por ai pretendoi se nuk është anëtar i ndonjë partie politike. Sipas të njëjta burimeve, burri i tha policisë se vendosi të dërgojë mesazhet pas një postimi që ai pa në mediat sociale nga një zyrtar i “Demokracisë së Re”,  i cili u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë presion mbi ligjvënësit që planifikojnë të mbështesin marrëveshjen e emrit, të nënshkruar me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. I dyshuari thuhet se i ka thënë policisë se u ka dërguar mesazhe të shumta deputetëve, por akuzat janë bazuar kryesisht në një mesazh të dërguar më 13 janar në të cilin ai i quan ligjvënësit që mbështesin marrëveshjen e emrit "tradhtarë që do të ekzekutohen nëse ata e votojnë marrëveshjen". Ai u arrestua në rrethin qendror athinas të Pangratit dhe u dërgua në selinë e Policisë së Sigurisë së Attikës për t'u marrë në pyetje. Deputeti i “Grekëve të Pavarur”, Thanassis Papachristopoulos i tha të shtunën të shtunën medies news737.gr se ai kishte fshirë "më shumë se 200 mesazhe" në telefonin e tij celular dhe kishte marrë telefonata nga dikush që i kishte thënë se "koka e tij do të gjendet në një hendek", nëse ai do votonte marrëveshjen e emrit në Parlament. Ligjvënësit e tjerë kishin marrë mesazhe të ngjashme.

Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096