INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prona sjell sherr. Një 53 vjeçar dhunon dy vëllezërit e tij

Prona sjell sherr. Një 53 vjeçar dhunon dy vëllezërit e tij

Publikuar më: 10:16 31-10-2018

Prej tre dekadash prona është kthyer mollë sherri. Problemet e mëdha që ka krijuar ka shkatërruar shumë plagë në shoqërinë shqiptare. Një konflikt pronësie ka përplasur fizikisht mes tyre tre vëllezër në Mallakastër. Policia ka arrestuar shtetasin Nuredin Alibehaj, 53 vjeç, banues në fshatin Kapaj të Ballshit. Mësohet se dy vëllezërit janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa janë transportuar menjëherë në spitalin e Fieri ku po marrin ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:
“Arrestimi i këtij shtetasi, thotë policia në komunikatën zyrtare, u bë pasi në fshatin Kapaj pas një konflikti pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vëllezërve të tij, shtetasve T.A, 60 vjeç dhe E.A, 46 vjeç.
Këta të fundit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646