INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta për vrasjen e ekstremistit grek, digjet flamuri SHQIPTAR në Athinë! [FOTO]

Protesta për vrasjen e ekstremistit grek, digjet flamuri SHQIPTAR në Athinë! [FOTO]

Publikuar më: 23:38 30-10-2018

Protestues të shumta janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të marten nësheshin “Sindagma” të Athinës kundër vrasjes të 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas, nga forcat RENEA.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Bularat, në Gjirokastër ku sipas protestuesve, viktima u ekzekutua, ndonëse policia shqiptare kishte mundësinë ta plagoste më parë.

Protestuesit ndezën qirinj në kujtim të viktimës. Ata hodhën parulla kundër Shqipërisë dhe pro minoritetit.

Në këtë tubim ato kanë kërkuar prej qeverisë “t’i mbrojë prej agresionit të ekstremistëve shqiptarë kundër minoriteti etnik grek që jeton në vendin tonë”.

Protestuesit gjithashtu kanë djegur sot flamurin shqiptar në mes të Athinës si shenjë hakmarrjeje ndaj ngjarjes së dy ditëve më parë në Bularat. Ndërsa, në banderolat që mbanin në duar shkruhej: Konstandinos Kaçifas i pavdekshëm.

collagefgg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326