INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Masakroi'' nënën e katër fëmijëve, publikohet FOTO e kunatit të shpallur në kërkim

''Masakroi'' nënën e katër fëmijëve, publikohet FOTO e kunatit të shpallur në kërkim

Publikuar më: 15:07 14-02-2019

Detaje të reja janë zbuluar pas ngjarjes së rendë të ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Sharrës në Tiranë, teksa Lirie Xhepa rreth 49 vjeç është gjetur e dhunuar dhe me 3 plumba në trup.

Burime për Balkanweb bëjnë me dije se i dyshuar për vrasjen është kunati i 49-vjeçares, Dashamir Xhepa i cili është shpallur në kërkim policor.

Gjatë kontrollit në banesë, policia nuk e ka gjetur aty kunatin e viktimës. Policia po heton në disa pista, ku nuk përjashtohet edhe një lidhje intime mes viktimës dhe kunatit të saj që dyshohet se ka kryer vrasjen.

kyy_krimi.jpg

Në foto ''Dashamir Xhepa''

 

49-vjeçarja ishte larguar nga banesa që në mbrëmje pa lenë adresë. Pasi nuk shkoi as në mëngjes, djemtë e saj kanë shkuar në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën edhe lajmin se nena e tyre ishte ekzekutuar.

Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup.  Mësohet se gruaja ishte e martuar dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra. Banorët thonë se kanë parë njerëz me makinë në këtë zonë.

Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0032241344451904