INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e kujtojnë demokratët rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës

Ja si e kujtojnë demokratët rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës

Publikuar më: 11:28 20-02-2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kujtuar 28-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha përmes një shkrimi shpërndarë në profilin e tij në Facebook dhe një fotomontazhi.

Në vend të diktatorit, Paloka në foton e montuar ka venë Edi Ramën, ndërsa shkruan se deri atë ditë askush nuk e mendonte se busti në qendër të kryeqytetit do të rrëzohej.
“Më 20 shkurt 1991, pasi qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit, ne dolëm nga greva e urisë. Sa kishte filluar të errësohej. Pas tre ditesh në grevë doja të shkoja sa më parë në shtëpi, por nuk më ikej pa bërë një foto me kokën e diktatorit që qytetarët e Tiranës e sollën tek ne pasi e tërhoqën zvarrë që nga sheshi.
Në fakt gjeta vetëm disa copa nga bronxi që deri atë ditë ngrihej me arrogancë në mes të kryeqytetit si monumenti i diktatorit. Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet që duket se i kishin dhënë njerzit dhe...qelbeshin era shurrë. Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptarëve ishte zbrazur mirë; nuk ishin mjaftuar as me rrëzimin, as me tërheqjen zvarrë, as me goditjet me hunj por edhe i kishin përmjerrë sipër diktatorit.
E pra deri atë ditë dukej si e pamundur që ai monument të shkulej nga aty...”, shkruan Paloka.

Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, duke shpërndarë fotografinë e atij moment, shkruan se edhe sot vijon e njëjta betejë për demokraci dhe zgjedhje të lira
"20 shkurt 1991 - 20 shkurt 2019, e njëjta betejë për demokraci dhe zgjedhje të lira", shkruan ai në Facebook.

paloka.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275