INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramës i kërkojnë që Zahon ta bëjnë dhëndër Puke

Ramës i kërkojnë që Zahon ta bëjnë dhëndër Puke

Publikuar më: 15:16 19-02-2019

Kryeministri Edi Rama është në një takim me qytetarët e Pukës, në kuadër të takimeve publike ‘Bashkia që duam’.

Gjatë bashkëbisedimit pati dhe batuta. Një e moshuar i tha kryeministrit se djalin e tij të vogël, Zahon do ta bëjnë dhëndër Puke, por kryeministri tha se këtë nuk ja premton dot. “Zahon do ta bëjmë dhëndër Puke se ti na do dhe na respekton”, tha qytetarja.  “Po të isha si politikanët e tjerë do thoja patjetër, por unë nuk jam si politikanët e tjerë dhe këtë nuk ta premtoj dot. Shaka, shaka por këtë nuk e premtoj dot”, ia ktheu Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836