INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli i Sorekës për PROTESTËN e opozitës: Nesër një ditë e rëndësishme, por...

Apeli i Sorekës për PROTESTËN e opozitës: Nesër një ditë e rëndësishme, por...

Publikuar më: 12:08 20-02-2019

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susane Schutz si dhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu. Fillimisht Basha ka pritur në takim ambasadoren gjermane dhe më pas edhe ambasadorin e BE në Tiranë.

Pas takimit, duke iu referuar protestës se opozitës tek parlamenti, ambasadori i BE ka thënë për gazetarët se nesër është një ditë e rëndësishme dhe ndërkombëtarët presin të mos ketë akte dhune.

“Fola me të dyja palët dhe u thashë kushtin që ka qartësuar BE. Fola me Bashën dhe theksova rëndësinë e dialogut. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme ne presim të mos ketë akte dhune dhe të ndiqen proceset demokratike”- është shprehur Luigi Soreca.

Takimi mes ambasadorëve dhe Bashës ka ardhur pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158