INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta kundër vendimeve të opozitës, por kërkon që shumica të punojë më shumë

Meta kundër vendimeve të opozitës, por kërkon që shumica të punojë më shumë

Publikuar më: 11:57 20-02-2019

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për 'Deutche Welle' duket se është kundër djegies së mandateve nga ana e opozitës. Pasi ka thënë se ky vendim nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe as integrimit europian të vendit.

“Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij. Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre. Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve i ka përcaktuar qeverisë”, u shpreh Meta.

Po ai bëri dhe një koment për protestat duke e lidhur me kohën, që i mbetet vendit për hapjen e negociatave.

"Përshkallëzimi i protestave apo i politikave ndarëse, akoma më keq konfrontuese, sidomos jashtë institucioneve, është një zhvillim i padëshiruar, ndërkohë që mbeten pak muaj që vendet anëtare të Bashkimit Europian të shprehen edhe një herë për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendit. Kështu që është momenti për të reflektuar të gjitha palët, për të pasur një qasje tjetër jashtë konfrontimeve të padëshiruara," theksoi Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443