INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç zmbrapset nga ideja e korrigjimit të kufijve. Po Thaçi?

Vuçiç zmbrapset nga ideja e korrigjimit të kufijve. Po Thaçi?

Publikuar më: 14:48 25-08-2019

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

Media ‘Espreso.rs’ shkruan se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.
“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deri vonë ka këmbëngulur se kjo do të ishte mundësia më e mirë për sheshimin e konflikteve me shtetin serb. Fakti është që pas mosdakordësisë së kancelares gjermane bisedimet mbi këtë ide u ndërprenë dhe ende nuk ka parashtruar alternativa të tjera për shuarjen e konflikteve që ekzistojnë mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.00217604637146