INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi në prag epidemie gripale, rikthehet gripi i derrit

Vendi në prag epidemie gripale, rikthehet gripi i derrit

Publikuar më: 17:46 04-01-2018

Vendi në prag të epidemisë gripale. Alarmi është ngritur nga Ministria e shëndetësisë. Përmes një deklarate për shtyp, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se janë analizuar mostrat e para për virusin e tipit AH1N1, që njihet ndryshe si gripi i derrit, ndërsa rekomandoi vaksinimin.
Silva Bino:
“Kemi anlizuar mostrat e para me virusin e tipit AH1N1. Janë vetë tre mostra të analizuara në laborator. Nga analizat po vëmë re që po qarkullojnë viroza të tjera që shkaktojnë infeksione në rrugët respiratore. Qytetarët janë ende në kohë të bëjnë vaksinën antigrip. Jemi në pragun epidemik”.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes faqes zyrtare ka publikuar material informuese me qëllim parandalimin e përhapjes së gripit në popullatë.
Ndërkohë mjekët rekomandojnë që gripi nuk duhet të neglizhohet dhe që në shenjat e para të tij konsultohuni me mjekun e familjes. Mjeku i familjes duhet të vlerësojë me seriozitet të gjitha shenjat me të cilat çdo i sëmurë dyshohet i infektuar me virusin e gripit. Përdorimi i medikamenteve kundër Gripit si Tamiflu është i përshtatshëm vetëm me rekomandimin e mjekut dhe kur ai e shikon të nevojshme. Ndiqni masat e mëposhtme sidomos ato të higjienës respiratore dhe të përgjithshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547