INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista Serbe nuk do të votojë për Ushtrinë e Kosovës

Lista Serbe nuk do të votojë për Ushtrinë e Kosovës

Publikuar më: 17:38 04-01-2018

Tentativa e qeverisë së e Kosovës për të bindur Listën Serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës ka rezultuar e pasuksesshme. Përgjigja madje ka ardhur nga brenda vet qeverisë. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtiç, ka thënë për edicionin serb të Zërit të Amerikës, se Lista Serbe nuk do të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës. Mediat kosovare bëjnë të ditur se Jetiç ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi duke u shprehur se Lista do të jetë e përmbajtur për këtë çështje.

“Lista Serbe ka qëndrim shumë të qartë lidhur me transformimin, përkatësisht për atë që po quhet formim i Ushtrisë së Kosovës. Ne nuk do të votojmë për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, deklaroi për Zërin e Amerikës zëvendëskryeministri. “Sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, kjo çështje është problem i shqiptarëve dhe nëse vjen në rend dite në Kuvend ne edhe më tej do të jemi të përmbajtur” tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045